Irani dënon me forcë krimet e vazhdueshme të regjimit sionist kundër Palestinës së pushtuar
(last modified 2024-10-21T09:26:42+00:00 )
Tetor 21, 2024 11:26 Europe/Tirane
  • Irani dënon me forcë krimet e vazhdueshme të regjimit sionist kundër Palestinës së pushtuar

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ismail Baghaei, ka dënuar ashpër krimet e vazhdueshme dhe aktet brutale të regjimit sionist kundër popullit palestinez, të cilat ai tha se po kryhen në vazhdën e mosveprimit ndërkombëtar.

Sipas raportit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ismail Baghaei tha të dielën në mbrëmje: “Është e turpshme që regjimi izraelit, në baza ditore, po kryen të gjitha llojet e krimeve dhe akteve barbare kundër popullit palestinez, në vazhdën e heshtjes dhe mungesës së përgjegjësisë nga komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat e të drejtave të njeriut”.

Gjithashtu, ai shtoi se regjimi izraelit po vazhdon me krimet kundër palestinezëve për shkak të mosndëshkimit që gëzon dhe mbështetjes që merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i aparatit diplomatik shtoi: "Vrasja masive e më shumë se 70 personave prej grave dhe fëmijëve të pafajshëm palestinezë në Beit Lahia, dhe sulmi brutal në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa nga qindra kolonë ekstremistë izraelitë janë tregues i një plani të organizuar dhe të rrezikshëm nga regjimi sionist i aparteidit për të eliminuar identitetin e popullit palestinez dhe vendet e tij të shenjta, veçanërisht Xhaminë Al-Aksa."

Duke paralajmëruar kundër pasojave të tmerrshme dhe të paparashikueshme të krimeve dhe agresionit të vazhdueshëm izraelit kundër popullit palestinez, Baghaei bëri thirrje për një reagim të shpejtë, vendimtar dhe parandalues nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe qeverive islamike ndaj krimeve të regjimit sionist dhe për t'u kërkuar llogari udhëheqësve kriminelë.

Diplomati iranian theksoi gjithashtu se vendi i tij mbetet i përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësisë morale, islame dhe ligjore për të mbështetur rezistencën legjitime të popullit palestinez kundër okupimit dhe aparteidit.

Tags