"Ti nuk jeni mbreti im"; britmat e deputetes së Parlamentit Australian ndaj mbretit të Britanisë
(last modified 2024-10-21T16:21:33+00:00 )
Tetor 21, 2024 18:21 Europe/Tirane
  • \
    \"Ti nuk jeni mbreti im\"; britmat e deputetes së Parlamentit Australian ndaj mbretit të Britanisë

ParsToday – Një deputete indigjene e Australisë ka protestuar ndaj pranisë së mbretit të Britanisë në Parlamentin e Australisë duke bërtitur "ti nuk jeni Mbreti im".

Disa çaste pas përfundimit të fjalimit të mbretit të Britanisë, Charles III, në Parlamentin e Australisë, senatorja Lydia Thorp, është nisur drejt skenës me një protestë të ashpër, duke bërtitur, "Ti nuk je mbreti im" dhe "Kjo tokë nuk është e jotja". Thorp ka akuzuar britanikët për gjenocid kundër popullatës vendase të Australisë dhe bëri thirrje për kthimin e tokës dhe pronës së vjedhur nga njerëzit indigjenë të Australisë.

Kjo deputete e Parlamentit të Australisë gjithashtu i kërkoi mbretit britanik të kërkonte falje për krimet e Britanisë në Australi.

Forcat e sigurisë e nxorën atë nga vendi pas rreth një minute.

Vitet e fundit, veçanërisht pas vdekjes së Elizabeth II, ish-mbretëreshës së Britanisë, është rritur interesimi për të ndarë Australinë nga sundimi i mbretit të Britanisë dhe për shpalljen e Republikës në Australi.

Australia aktualisht është një nga anëtarët e komunitetit britanik të Commonwealth dhe i nënshtrohet monarkisë së saj. Ndërsa një numër i madh i njerëzve australianë duan pavarësinë politike dhe krijimin e një republike në këtë vend.

Tags