Komandanti i lartë i IRGC: Forcat e Armatosura të Iranit gjithmonë në gatishmëri të plotë
(last modified 2024-10-21T19:29:13+00:00 )
Tetor 21, 2024 21:29 Europe/Tirane
  • Komandanti i lartë i IRGC: Forcat e Armatosura të Iranit gjithmonë në gatishmëri të plotë

Zëvendëskomandanti për koordinimin i Forcave Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka theksuar se Forcat e Armatosura të Iranit janë plotësisht të përgatitura për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi, në mes të tensioneve të rritura rajonale.

“Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri të plotë”, u tha gazetarëve gjeneral brigade Iraxh Masxhedi.

Duke komentuar pjesëmarrjen masive të iranianëve në ceremoninë mortore për gjeneralmajor Abbas Nilforoushan, një komandant i lartë i IRGC-së i cili u vra muajin e kaluar së bashku me shefin e Hezbollahut në një sulm ajror izraelit në Liban, Masxhedi tha se kjo dëshmoi përkrahjen dhe vendosmërinë e popullit për të vazhduar rrugën e dëshmorëve.

“Ne nuk do të tërhiqemi përballë martirizimit të komandantëve tanë dhe do të hakmerremi ndaj regjimit sionist për gjakun e martirëve të dashur dhe të popullit të shtypur të Palestinës dhe Libanit”.

Ai i përshkroi gjithashtu si luftë psikologjike raportet e mediave mbi vendndodhjen e gjeneral brigade Esmail Kaani, komandant i Forcës Kuds të IRGC.

Mediat kishin pohuar se Kaani mund të ishte plagosur, apo edhe martirizuar, në një sulm masiv izraelit në lagjen jugore të Bejrutit, Dahiyeh, në fillim të këtij muaji.

Por gjeneral brigade Esmail Kaani javën e kaluar u rishfaq në funeralin e gjeneral Nilforoushan në Teheran dhe duke i shuajtur të gjitha spekulimet.

“Përpjekjet e fundit të armikut janë një luftë psikologjike që synon të shqetësojë njerëzit,” tha Masxhedi.