Dy të vrarë nga sulmi me raketa në një makinë në Damask
(last modified 2024-10-21T19:21:40+00:00 )
Tetor 21, 2024 21:21 Europe/Tirane
  • Dy të vrarë nga sulmi me raketa në një makinë në Damask

Një sulm me raketa të drejtuara në një makinë në lagjen Mazzeh të Damaskut ka lënë të vdekur të paktën dy persona, sipas mediave shtetërore siriane.

Zona Mazzeh është e njohur si një zonë e ambasadave dhe e selive të sigurisë.

Tre persona mbetën të plagosur nga shpërthimi që ndodhi pranë Ministrisë së Informacionit të Sirisë.

Dëshmitarët raportuan dëme në një hotel aty pranë dhe disa automjete që u dogjën si pasojë e shpërthimit.

Ambulancat nxituan në vendin e shpërthimit ku njerëzit u mblodhën rreth makinës, raportoi AFP.

Regjimi izraelit ka goditur vazhdimisht Sirinë me sulme ajrore dhe sulme artilerie që nga tetori i kaluar, kur filloi lufta gjenocidale në Gaza.

Në fillim të këtij muaji, qeveria siriane tha se shtatë civilë u vranë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në lagjen Mazzeh.

Qeveria e Sirisë tha se në atë kohë ushtria izraelite lëshoi ​​tre raketa nga Lartësitë e Golanit në një ndërtesë në lagjen Mezzeh.