Araghchi paralajmëron presidentin amerikan
(last modified 2024-10-19T07:19:43+00:00 )
Tetor 19, 2024 09:19 Europe/Tirane
  • Araghchi paralajmëron presidentin amerikan

Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi për pasojat e deklaratave të fundit të presidentit amerikan Joe Biden.

Sipas IRNA, presidenti amerikan Joe Biden në fund të udhëtimit të tij në Berlin njoftoi se ai e di se si dhe kur regjimi izraelit do t'iu përgjigjet sulmeve raketore të Iranit. Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, në një mesazh në rrjetin social “X”, duke iu referuar deklaratës së fundit të presidentit amerikan ka shkruar: Kushdo që ka njohuri dhe është në dijeni  se "kur dhe si Izraeli do të sulmojë Iranin" ose ka siguruar pajisjet dhe mbështetjen për një marrëzi të tillë, do të jetë përgjegjës për çdo dëmtim të mundshëm.

Tags