Sulme raketore të Hezbollahut në periferi të Tel Avivit dhe ndaj një baze detare të regjimit sionist
(last modified Tue, 22 Oct 2024 09:33:35 GMT )
Tetor 22, 2024 11:33 Europe/Tirane
  • Sulme raketore të Hezbollahut në periferi të Tel Avivit dhe ndaj një baze detare të regjimit sionist

Hezbollahu i Libanit njoftoi për sulme me raketa në periferi të Tel Avivit dhe për sulmin ndaj një baze detare dhe një qendre të inteligjencës ushtarake të regjimit sionist.

Sipas raportit të gazetës "Al-Sharq Al-Awsat", Hezbollahu i Libanit njoftoi mëngjesin e kësaj të marte se ka shënjestruar me një raketë zonën Nirit në periferi të Tel Avivit.

Hezbollahu i Libanit njoftoi gjithashtu se të hënën, nën kodin "Lebbejke ja Nasrallah!", goditi me disa raketa bazën Glilot, e cila i përket njësisë së inteligjencës ushtarake 8200 në periferi të Tel Avivit.

Kanali 12 televiziv hebre raportoi se sirena e alarmit është aktivizuar 400 herë sot në veri të Palestinës së pushtuar dhe se miliona kolonë u larguan drejt strehimoreve.

Hezbollahu i Libanit gjithashtu sot njoftoi se ka gjuajtur një raketë të komanduar në vendin e grumbullimit të ushtarëve izraelitë pranë bazës Ramiya.

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë orëve të fundit të paktën 30 raketa u hodhën nga Libani në drejtim të Golanit të pushtuar dhe Galilesë së Epërme në veri të Palestinës së pushtuar.

 

Tags