Shaip Kamberi merr mandatin e dytë në parlamentin serb
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i126378-shaip_kamberi_merr_mandatin_e_dytë_në_parlamentin_serb
Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 29, 2022 08:23 Europe/Tirane
  • Shaip Kamberi merr mandatin e dytë në parlamentin serb

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

Sot është mbajtur rivotimi në “lagjen e Strukarëve” në Tërnoc pasi ishin konstatuar shumë parregullsi të shfaqura në këtë vendvotim më 3 prill.

RTV Presheva raporton se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ka marrë 686 vota. Kamberi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, falenderon qytetarët që e votuan për të përfaqësuar shqiptarët në kuvend. “Unë do të vazhdoj të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim”, shkruan deputeti.

Postimi i plotë:

Faleminderit pafund

Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.

Njëzëri. Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë. Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar. Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë. 28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë. Unë do të vazhdoj të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim. Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët.

Faleminderit!

Bashkë ia dolëm.