May 01, 2022 08:12 Europe/Tirane
  • Kancelari i Gjermanisë takime me Kurtin e Vuçiç në Berlin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz do të presë në takime të veçanta kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimet do të mbahet në Berlin më 4 maj, njofton qeveria gjermane.

Kancelari Sholz fillimisht do të takohet me Kurtin në orën 15:00, ku në fokus të diskutimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale. Pas takimit me Kurtin, Sholz do të presë në orën 17:30, Presidentin e Serbisë. Në agjendën e takimit, thuhet se dy liderët do të diskutojnë për luftën në Ukrainë, si dhe në çështjet dypalëshe, ekonomike dhe rajonale. Pjesë e takimeve do të jetë edhe përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin Kurti.

Tags