Shefi i diplomacisë së Lituanisë nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i126556-shefi_i_diplomacisë_së_lituanisë_nesër_për_vizitë_zyrtare_në_maqedoni
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, më 3 maj 2022 do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 02, 2022 20:19 Europe/Tirane
  • Shefi i diplomacisë së Lituanisë nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, më 3 maj 2022 do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç njoftojnë nga MPJ, në fokusin e bisedimeve do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit tonë dhe mbështetja konkrete e Lituanisë në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal, çështjet e sigurisë në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Madrid. Krahas takimit me nikoqirin e tij, ministrin Bujar Osmani, ministri lituanez është paraparë të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe do të pritet nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.