Kurti pas darkës me Vuçiqin: Agresioni rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i126670-kurti_pas_darkës_me_vuçiqin_agresioni_rus_në_ukrainë_shtoi_mosmarrëveshjet_tona
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, priti të mërkurën mbrëma, në një darkë joformale, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2022 05:27 Europe/Tirane
  • Kurti pas darkës me Vuçiqin: Agresioni rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, priti të mërkurën mbrëma, në një darkë joformale, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi u realizua në Berlin, ku Kurti dhe Vuçiq takuan të mërkurën edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Kryeministri Kurti, në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke, “Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.