Rama: SPAK po bën mumjen për dosjet e skandaleve shtetërore
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i126822-rama_spak_po_bën_mumjen_për_dosjet_e_skandaleve_shtetërore
Kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter u është përgjigjur akuzave të opozitës se me deklaratat gjatë Asamblesë së PS-së, ka ‘kërcënuar SPAK-un’.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2022 03:43 Europe/Tirane
  • Rama: SPAK po bën mumjen për dosjet e skandaleve shtetërore

Kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter u është përgjigjur akuzave të opozitës se me deklaratat gjatë Asamblesë së PS-së, ka ‘kërcënuar SPAK-un’.

Rama duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha, thotë se ka qenë kundër reformës në drejtësi ndryshe nga ai dhe PS. “Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAK-un sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për PS, SPAK rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur”, shkruam kreu i qeverisë. Rama nga ana tjetër, akuzon SPAK se nuk po vepron ndaj atyre që janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe Berishës të denoncuar nga DASH për korrupsion. “Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAK të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, përfundon kryeministri. Kreu i SPAK, Arben Kraja interesit të Euronews Albania lidhur me akuzat e lëshuara nga kryeministri Edi Rama për institucionin që ai drejton, iu përgjigj duke thënë se ‘SPAK punon me kallëzime jo me deklarata politike’.