Osmani: Kosova shteti më pro-evropian, t’i liberalizohen vizat
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i126902-osmani_kosova_shteti_më_pro_evropian_t’i_liberalizohen_vizat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova është shteti më pro-evropian në botë. Osmani në Ditën e Evropës ka kërkuar liberalizim të vizave për kosovarët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 09, 2022 11:38 Europe/Tirane
  • Osmani: Kosova shteti më pro-evropian, t’i liberalizohen vizat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova është shteti më pro-evropian në botë. Osmani në Ditën e Evropës ka kërkuar liberalizim të vizave për kosovarët.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t'i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën. Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit rus. Kosova qëndron fuqishëm në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.