Khalil al-Hayyah bëhet kreu i byrosë politike të Hamasit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i180418-khalil_al_hayyah_bëhet_kreu_i_byrosë_politike_të_hamasit
ParsToday - Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamasi, prezantoi Khalil Al-Hayyah si kreun e byrosë politike të kësaj lëvizje.
(last modified 2026-07-20T18:46:35+00:00 )
Korrik 20, 2026 20:45 Europe/Tirane
  • Khalil al-Hayyah bëhet kreu i byrosë politike të Hamasit
    Khalil al-Hayyah bëhet kreu i byrosë politike të Hamasit

ParsToday - Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamasi, prezantoi Khalil Al-Hayyah si kreun e byrosë politike të kësaj lëvizje.

Sipas ParsToday, Khalil al-Hayyah u zgjodh kreu i ri i byrosë politike të Hamasit me 35 vota përball 34 votave të Khaled Meshaal.

Khalil al-Hayyah, një udhëheqës veteran i Hamasit, lindi në qytetin e Gazës në vitin 1960. Ai ishte një nga anëtarët e hershëm të lëvizjes pas themelimit të saj në vitin 1987 dhe u arsimua në Universitetin Islamik të Gazës, Universitetin e Jordanisë dhe Universitetin e Kur'anit të Shenjtë dhe Shkencave Islame.

Al-Hayyah ka përfaqësuar Qytetin e Gazës në Këshillin Legjislativ të Palestinës që nga viti 2006 dhe vitet e fundit ka shërbyer si zëvendëskryetar i byrosë politike të Hamasit dhe kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës.

Ai gjithashtu kryesoi ekipin negociues të Hamasit në bisedimet për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve, dhe konsiderohej një nga figurat kryesore të Hamasit në negociatat me ndërmjetësues si Katari dhe Egjipti.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip