Specialja shpall sot aktgjykimin për Gucatin e Haradinajn
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i127330-specialja_shpall_sot_aktgjykimin_për_gucatin_e_haradinajn
Sot duke filluar nga ora 10:00-12:00 do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2022 04:43 Europe/Tirane
  • Specialja shpall sot aktgjykimin për Gucatin e Haradinajn

Sot duke filluar nga ora 10:00-12:00 do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më 17 mars 2022, paneli, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, argumentet përmbyllëse dhe qëndrimin e palës së akuzuar, ka mbyllur rastin. Prokuroria ka kërkuar që Gucati dhe Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim. Ata akuzohen për publikimin e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat, gjatë vitit 2020, shkonin në zyrat e OVL-së të UÇK-së.