Grevë në Kosovë/ Protesta e sektorit publik, shkollat nuk punojnë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i127462-grevë_në_kosovë_protesta_e_sektorit_publik_shkollat_nuk_punojnë
Nga të gjitha komunat punëtorët e arsimit iu bashkuan protestës së të premtes duke lënë shkollat të mbyllura.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2022 03:52 Europe/Tirane
  • Grevë në Kosovë/ Protesta e sektorit publik, shkollat nuk punojnë

Nga të gjitha komunat punëtorët e arsimit iu bashkuan protestës së të premtes duke lënë shkollat të mbyllura.

Kërkesat e tyre që do t’ia shpalosnin qeverisë së Kosovës ishin të shumta. Për këtë protestë masive, që u kundërshtua nga prindërit u tha nga kryesindikalisti i arsimit se është e fundit, para grevës së përgjithshme. Bashkë me punëtorët e arsimit në protestë me kërkesën kryesore për Ligjin e Pagave dhe 100 euro shtesë deri në miratimin e tij ishin edhe punëtorët e administratës publikë, doganës, shëndetësisë e punëtorët e KEK-ut. Sindikalistët paralajmëruan përshkallëzim të masave sindikale në rast se as pas kësaj proteste qeveria nuk i përmbushë kërkesat e tyre.