Gjykata e Apelit rikthen tarifat e vjetra të energjisë elektrike në Kosovë
May 23, 2022 03:50 Europe/Tirane
Rritja e tarifavë të energjisë elektrike në Kosovë është abuzive. Pas vendimit të Gjykatës së Prishtinës, edhe Gjykata e Apelit ka dalë me të njëjtin përfundim.
Enti Rregullator i Energjisë miratoi në 8 shkurt çmimet e reja, që preknin konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kilovat energji në muaj. Por, Partia Demokratike e Kosovës, ngriti padi duke thënë se fasha e re penalizon qytetarët. Tashmë, në diskutim do të vihet kompensimi për ata qytetarë që kanë paguar më shtrenjtë në muajt mars-prill.
Tags