Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 257 ushtarë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i127582-forcës_së_sigurisë_së_kosovës_i_shtohen_edhe_257_ushtarë
257 ushtarë të rinj u betuan për t’iu bashkuar Ushtrisë së Kosovës. Ushtarët e sapo betuar thanë se janë të emocionuar dhe krenarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 23, 2022 03:50 Europe/Tirane
  • Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 257 ushtarë

257 ushtarë të rinj u betuan për t’iu bashkuar Ushtrisë së Kosovës. Ushtarët e sapo betuar thanë se janë të emocionuar dhe krenarë.

“Sot kam shumë emocione është një ditë e veçantë jo vetëm për mua por edhe për 256 rekrutët e tjerë që morën pjesë në ditën e diplomimit për shkak se do të jetë një jetë më ndryshe dhe do të vazhdojë një eksperiencë e re”, tha një prej tyre. Atë bënë thirrje edhe për pjesëmarrje më të madhe të grave në ushtri. Në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të 257 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë edhe krerë të lartë institucionalë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani iu drejtua ushtarëve të rinj, duke u thënë se me ta rritet siguria dhe garancia për një të tashme e të ardhme më të mirë për Kosovën. “Me ju sot nuk po e rrisim numrin e efektivëve të ushtrisë sonë, por edhe sigurinë e garancinë për një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Sytë tanë sot janë nga ju, shpresa jonë është e varur te ju. Synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë që ajo të na cënohet nga askush”, tha Osmani. Shtetësinë e Kosovës nuk e njohin katër vende anëtare të NATO-s: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja dhe ky fakt mund të bëhet pengesë edhe për përfshirjen formale të Kosovës në Partneritetin për Paqe. NATO-ja nuk e ka mbështetur zyrtarisht as transformimin e Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, ndonëse ky hap është mbështetur nga shumë shtete anëtare. Diplomatët në Bruksel i kanë rikujtuar Kosovës se realizimi i aspiratave të saj drejt NATO-s varet nga vullneti kolektiv i të gjitha 30 vendeve anëtare të aleancës.