Kurti-Abazoviç diskutojnë fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Malit të Zi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i127662-kurti_abazoviç_diskutojnë_fuqizimin_e_marrëdhënieve_mes_kosovës_e_malit_të_zi
Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilin e uroi për marrjen e detyrës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2022 04:25 Europe/Tirane
  • Kurti-Abazoviç diskutojnë fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Malit të Zi

Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilin e uroi për marrjen e detyrës.

Duke biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi Abazoviçin për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Malit të Zi në shumë fusha. Përderisa theksoi vullnetin për fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira me Kosovën, kryeministri Abazoviç tha se duhet promovuar politika që janë optimiste dhe respektuese, e që fokusohen në qytetarët. Mes dy kryeministrave u diskutua për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dy vendet. Në takim u veçuan projektet e përbashkëta infrastrukturore Kosovë-Mali i Zi, si rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dy vendeve. Po ashtu u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të Qeverisë së dyja vendeve, si dhe për organizimin e mbledhjes G2G ndërmjet të dy qeverive brenda këtij viti.