Kroacia: Qytetarët evropianë do të paguajnë për embargon ruse të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i128014-kroacia_qytetarët_evropianë_do_të_paguajnë_për_embargon_ruse_të_naftës
Presidenti i Kroacisë të martën tha se sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë vetëm do ta bëjnë Putinin qe të qeshë pasi qytetarët evropianë janë ata që do të paguajnë çmimin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2022 04:27 Europe/Tirane
  • Kroacia: Qytetarët evropianë do të paguajnë për embargon ruse të naftës

Presidenti i Kroacisë të martën tha se sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë vetëm do ta bëjnë Putinin qe të qeshë pasi qytetarët evropianë janë ata që do të paguajnë çmimin.

Sipas agjencisë Fars News, presidenti kroat Zoran Milanovic tha se sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë vetëm do ta bëjnë presidentin rus Vladimir Putin që të qeshë. “Ju gjithashtu mund të shpallni një embargo gazi kundër Rusisë, por fatkeqësisht sanksionet nuk do të funksionojnë dhe rubla (monedha ruse) nuk do të bjerë”, u tha ai gazetarëve. Milanovic tha se do të kishte më shumë klientë për naftën dhe gazin rus për shkak të kërkesës së lartë për derivatet e energjisë. Çmimet botërore të naftës thuhet se kanë tejkaluar 125 dollarë për fuçi pas vendimit të Bashkimit Evropian për të vendosur kufizime të mëtejshme për importet e naftës dhe gazit nga Rusia.  Ndërkohë, presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, këtë mëngjes në Twitter postoi se vendet anëtare të BE-së kishin rënë dakord të bojkotojnë shumicën e importeve të tyre të naftës nga Rusia. Ai theksoi: Kjo do të ndërpresë në mënyrë efektive rreth 90% të importeve të naftës të Rusisë në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2022.