Kurti refuzon ftesën e kryeministrit të RMV-së për Ballkanin e Hapur
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i128100-kurti_refuzon_ftesën_e_kryeministrit_të_rmv_së_për_ballkanin_e_hapur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur, që pritet të mbahet në Shkup, në datat 7 dhe 8 qershor 2022.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 03, 2022 08:11 Europe/Tirane
  • Kurti refuzon ftesën e kryeministrit të RMV-së për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur, që pritet të mbahet në Shkup, në datat 7 dhe 8 qershor 2022.

Kurti i ka dërguar një letër Kovaçevskit, ku shprehet se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian. Sipas Kurtit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon. Kurti thotë se vlerat dhe aspiratat e përbashkëta arrihen në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku shtetet operojnë me rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian.