Izolohet një person i dyshuar me linë e majmunit në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i128260-izolohet_një_person_i_dyshuar_me_linë_e_majmunit_në_kosovë
Pasditen e së premtes një 69-vjeçar nga komuna e Dragashit në Kosovë ka kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK me simptoma të lisë së majmunit, raporton Kosovapress.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 06, 2022 04:35 Europe/Tirane
  • Izolohet një person i dyshuar me linë e majmunit në Kosovë

Pasditen e së premtes një 69-vjeçar nga komuna e Dragashit në Kosovë ka kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK me simptoma të lisë së majmunit, raporton Kosovapress.

69-vjecari është shtruar në spitalin Infektiv dhe i është marrë mostër që do të dërgohet për analiza laboratorike. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e pacientit është e qëndrueshme ndërsa po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. “Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSH në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.