Rama në Ohër për ‘Ballkanin e Hapur’, takon Dritan Abazoviç
(last modified Wed, 08 Jun 2022 09:01:41 GMT )
Qershor 08, 2022 11:01 Europe/Tirane
  • Rama në Ohër për ‘Ballkanin e Hapur’, takon Dritan Abazoviç

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër ku të mërkurën mbahet takimi i radhës i Ballkanit të Hapur.

Rama ka postuar në Twitter një foto ku shfaqet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill. “Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazoviç, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama. Pak ditë më parë kryeministri i Malit të Zi njoftoi bashkimin e shtetit të tij në nismën e Ballkanit të Hapur. Tashmë, në këtë nismë do të jenë 4 shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur.Kurti i ka dërguar një letër Kovaçevskit, ku shprehet se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Tags