3 memorandume dhe 1 marrëveshje e nënshkruar në Ballkanin e Hapur
(last modified Thu, 09 Jun 2022 06:05:15 GMT )
Qershor 09, 2022 08:05 Europe/Tirane
  • 3 memorandume dhe 1 marrëveshje e nënshkruar në Ballkanin e Hapur

Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut u finalizua me nënshkrimin e 3 memorandumeve dhe 1 marrëveshjeje.

Marrëveshja e nënshkruar mes vendeve pjesëmarrëse në nismë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, konkretisht shmangies së pagesës së tatimit. Tre memorandumet kanë të bëjnë njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunim kulturor dhe bashkëpunim në fushën e turizmit. Nismës së ideuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në këtë takim ju bashkua edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. I vetmi vend që refuzoi pjesëmarrjen ishte Kosova, për të cilën nuk munguan ftesat. “Do të dëshiroja që të ishim 6 dhe dëshiroj që të jemi 6 por një gjë është e sigurt, pikërisht sepse është i njerëzve, i vendeve, i të ardhmes, Ballkani i hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet, jo e jo. Kjo është mbase pak por kjo është e sigurt, dhe kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri i Malit të Zi deklaroi se qeveria që ai drejton do të mbështesë nismat që sjellin progres. “Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë dhe t’i shikojmë të gjashtë vendet në mal të zi”, u shpreh Dritan Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi. Në konferencën e përbashkët, Aleksandër Vuçiç hodhi poshtë zërat se Rusia është ideatore në këtë iniciativë nisur nga deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov për mbështetjen që dha për Ballkanin e Hapur. “Ideja eBballkanit të hapur është ide e Zoran Zaev, Edi Ramës dhe imja, është ide e jona. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë”, tha Vuçiç. Liderët e 5 vendeve diskutuan për krizën që ka përfshirë botën pas konfliktit Rusi-Ukrainë. Palët u dakordësuan për ngritjen e një grupi të përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve. “Edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Kur edhe kilovati i fundit i energjisë do të ketë një peshë sa një megavat”, tha Rama. Në takim ishte prezent edhe komisioneri i BE për Zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e përshëndeti takimi përmes platformave online. Të dy zyrtarët vlerësuan nismën e ndërmarrë nga 3 vendet. Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në Serbi.

Tags