Pse Evropa është një xhuxh politik?
(last modified Wed, 23 Oct 2024 19:36:08 GMT )
Tetor 23, 2024 21:36 Europe/Tirane
  • Pse Evropa është një xhuxh politik?
    Pse Evropa është një xhuxh politik?

ParsToday – Sipas një eksperti, evropianët për shkak se nuk mund të adoptojnë një politikë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me një çështje të rëndësishme siç është lufta e Ukrainës, ata po kërkojnë konfrontim me Teheranin në një qasje të ngjashme me Uashingtonin.

Sanksionimi i linjave ajrore iraniane dhe pretendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për tre ishujt iraniane në Gjirin Persik, duke përdorur fjalën "pushtim" kundër Teheranit me qëllim të largimit të vëmendjeve nga krimet e regjimit pushtues izraelit, tregojnë se është formuar një raund i ri i politikave evropiane anti-iraniane. Por arsyeja e ndërmarrjes së kësaj politike anti-iraniane nga ana e Evropës në rrethanat aktuale të Azisë Perëndimore, është fokusi i intervistës së gazetës "Shargh" me Ali Rezvanpur, profesor universiteti dhe analist i lartë i çështjeve të Kontinentit të Gjelbër, të cilën do ta lexoni në këtë artikull nga ParsToday.

Duket se javët e fundit kemi qenë dëshmitarë të forcimit të politikave anti-iraniane nga ana e evropianëve, e cila u shoqërua me vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive të linjave ajrore iraniane nga njëra anë dhe nga ana tjetër, në kuadër të mbështetjes së pretendimit të Emirateve të Bashkuara Arabe për të tre ishujt. Ashpërsia e kësaj pikëpamjeje anti-iraniane të evropianëve ishte deri në atë masë sa që ata përdorën fjalën "pushtues" për Iranin. Nga këndvështrimi juaj, cilat janë arsyet e intensifikimet të kësaj politike anti-iraniane të Evropës në ditët e fundit? Alidhet çështja vetëm me pretendimet për mbështetjen e Teheranit ndaj Moskës në luftën e Ukrainës, apo ka arsye të tjera?

Sipas mendimit tim, boshti kryesor i ndërmarrjes së këtyre politikave anti-iraniane nga Evropa qëndron në mungesën e pavarësisë politike të Evropës. Shikoni, fakti është se Bashkimi Evropian i vetëm nuk është i aftë të miratojë një politikë të pavarur të bazuar në interesat e veta ndaj vendeve të tjera. Mark Eyskens, ministri i jashtëm i Belgjikës në vitet 1990, i cili ishte edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian në politikën e jashtme, e krahasoi Bashkimin Evropian me një "gjigant ekonomik" dhe një "xhuxh politik". Gjigant ekonomik sepse Bashkimi Evropian konsiderohet si fuqi ekonomike pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Kinës, por në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë ky Union është tërësisht pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, në çështjet që përfshijnë ndjeshmëri, ky Union me disa deklarata dhe qëndrime të veçanta, mundohet të tregojë se ka një politikë të pavarur nga Amerika. Kjo është në kohën që javët dhe muajt e fundit, për shkak të pretendimeve të përsëritura në lidhje me Republikën Islamike të Iranit, Bashkimi Evropian është përpjekur të njollosë imazhin e Iranit në botë me disa veprime, qëndrime dhe sanksione, ku çështja më e rëndësishme është akuza që lidhet me dërgimin e raketave balistike në Rusi në luftën e Ukrainës dhe e njëjta çështje ka ndikuar disi në pikëpamjen e Bashkimit Evropian për sovranitetin e Iranit mbi tre ishujt, gjë që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Islamike të Iranit. Fakti i çështjes është se për shkak se evropianët nuk mund të ndërmarrin një politikë të pavarur nga SHBA-ja në lidhje me një çështje të rëndësishme siç është lufta në Ukrainë, ata kërkojnë konfrontim me Teheranin në një qasje të ngjashme me Uashingtonin.

A do të bëhet shkak kjo qasje për ndarje më të madhe në marrëdhëniet mes Iranit dhe Evropës në qeverinë e z. Pezeshkian?

Rritja e kësaj ndarje nuk është nga ana e Iranit, sepse zoti Pezeshkian, si në sloganet e tij elektorale, ashtu edhe në ceremonitë e inaugurimit dhe betimit dhe më pas shumë herë në takime e bisedime të ndryshme, ka deklaruar se politika e jashtme e qeverisë së 14-të të Iranit bazohet në të njëjtat tre parime të konsideruara nga lideri suprem i Revolucionit Islamik, pra dinjiteti, mençuria dhe interesat kombëtare, bazuar në këto tre parime, qeveria e re do të kërkojë të rregullojë marrëdhëniet me të gjithë faktorët rajonalë dhe jashtërajonal. Prandaj, qeveria e 14-të e Iranit do të marrë vendimet e saj kudo që të jetë e nevojshme, për të mbrojtur interesat dhe sigurinë kombëtare. Por për të përfunduar atë që thashë, duket se si politikat anti-iraniane të regjimit sionist, ashtu edhe shantazhet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kanë bërë evropianët të paaftë për të ndjekur një politikë të pavarur të bazuar në respektin reciprok ndaj Iranit.

Përkundër asaj që thatë, pika e rëndësishme në marrëdhëniet e Iranit me Evropën lidhet me afatin e tetorit të vitit 2025 dhe para skadimit të Rezolutës 2231 që konsiderohet si garantues për zbatimin e JCPOA ose aktivizimit të mekanizmit të ndezjes dhe kthimit të 6 rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Në atë rast, si i shihni marrëdhëniet midis Teheranit dhe Bashkimit Evropian?

Për sa i përket JCPOA, shteti që u tërhoq nga kjo marrëveshje nuk ishte Irani. Por nëse në kohën e mbetur, evropianët, dhe veçanërisht tre shtetet evropiane anëtare të JCPOA, kërkojnë të aktivizojnë mekanizmin e ndezjes dhe të rivendosin rezolutat e Këshillit të Sigurimit, atëherë imazhi i tyre do të vihet në pikëpyetje.

Pse?

Për arsye se nuk ishte Teherani ai që u tërhoq nga JCPOA, dhe në këtë drejtim, vetë amerikanët e pranojnë qartë se katastrofa më e madhe në politikën e jashtme të epokës së Donald Trump ishte tërheqja nga JCPOA dhe është e kundërta e asaj që media amerikane thekson se "Marrëveshja e Abrahamit" dhe normalizimi i marrëdhënieve të Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit, Sudanit dhe Marokut me regjimin sionist ishin arritjet më të mëdha të Donald Trump. Kjo është një çështje të cilën e ka deklaruar "National Interest" dhe pikërisht pas tërheqjes së Amerikës, evropianët mbetën të paaftë në zbatimin e angazhimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore JCPOA dhe për këtë arsye, deri më tani, evropianët jo vetëm që nuk i përmbushën angazhimet e tyre, por ata vepruan në fakt tërësisht në kundërshtim me zotimet që kishin dhënë dhe kjo ishte në konfirmim të pikës që përmenda më parë se evropianët nuk mund të ndjekin një politikë të veçantë dhe të pavarur nga SHBA-ja, në asnjë çështje, që nga lufta e Ukrainës e deri te marrëveshja JCPOA dhe çështje të tjera të ndjeshme.

Ju përmendët tre parimet e dinjitetit, mençurisë dhe të interesit kombëtar që ka përcaktuar lideri i Revolucionit Islamik të Iranit. Në të njëjtën kohë lideri suprem i Revolucionit Islamik në ceremoninë e inaugurimit të z. Pezeshkian, shprehu edhe mendimin e tij për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën. A mund të vërehet tani një përmirësim të marrëdhënieve në kuadër të kësaj çështje?

Siç thashë edhe më parë, politika e jashtme e qeverisë z. Pezeshkian bazohet në sloganet e vetë presidentit iranian, bazuar në tre parimet e mençurisë, dinjitetit dhe të interesit kombëtar sipas mendimit të liderit suprem. Por në të njëjtën ceremoni të inaugurimit të z. Pezeshkian, lideri suprem i Revolucionit Islamik vuri në dukje një pikë shumë të rëndësishme se sa herë që rrezikohen interesat kombëtare dhe siguria kombëtare e Iranit, qoftë në marrëdhëniet me evropianët, Amerikën, Azinë, Afrikën apo kudo, ne duhet të qëndrojmë kundër asaj politike, megjithatë, nëse çdo shtet dhe faktor ka një propozim dhe një zgjidhje për të përmirësuar marrëdhëniet dhe ajo është në përputhje me interesat e Iranit, ne mund t'i rishqyrtojmë marrëdhëniet tona.

Në përgjithësi, unë mund t'i përgjigjem kësaj pyetjeje në këtë mënyrë: nëse evropianët në muajt e ardhshëm deri në tetor të vitit 2025 kërkojnë të intensifikojnë politikën e tyre anti-iraniane dhe të ndërmarrin veprime të tilla si aktivizimi i mekanizmit për rivendosjen e sanksioneve dhe kthimi i rezolutave të Këshillit të Sigurimit, përveçse do të prishin imazhin e tyre, ata duhet të pranojnë edhe përgjegjësinë për pasojat e këtij veprimi. Por nëse, nga ana tjetër, në vend që të intensifikojë politikën anti-iraniane, Evropa ka një zgjidhje brenda kuadrit të negociatave diplomatike dhe të bazuar në respektin reciprok, atëherë qeveria e zotit Pezeshkian do t'i përgjigjet patjetër pozitivisht bazuar në të tre parimet e dinjitetit, mençurisë dhe interesave kombëtare. Pra, e ardhmja e marrëdhënieve midis Iranit dhe Evropës varet nga veprimet e vetë evropianëve.