Qershor 10, 2022 12:01 Europe/Tirane
  • Kancelari gjerman arrin në Prishtinë, pritet me nderime të larta shtetërore

(E plotësuar, ora 10:27) Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz ka arritur në Prishtinë, ku me ceremoni shtetërore është nderuar nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Scholz është pritur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Pas takimi është paraparë të mbahet konferencë për media nga Scholz dhe Kurti.

Kurti del ta pres kancelarin gjerman Scholz në Prishtinë (E plotësuar)

(E plotësuar, ora 10:15) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dal për ta pritur në sheshin “Skënderbeu”, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili për pak do të arrijë nga Aeroporti i Prishtinës.

Scholz pritet nga Kurti, nisen drejt Prishtinës (Foto) Leonora Berbatovci, /RTK

(E plotësuar, ora 09:55) Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz  në Aeroportin e Prishtinës është pritur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Pas pritjes ata janë nisur drejt Prishtinës, ku do të kenë një takim dhe pastaj konferencë për media.

Kurti pret në aeroport kancelarin gjerman Olaf Scholz (E plotësuar)

(E plotësuar, ora 09:50) Kosova i ka bërë përgatitjet që të pres Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.  Në Aeroportin e Prishtinës dhe në nëpër rrugët e Prishtinës, janë vendosur flamujt të Kosovës dhe Gjermanisë. Në Aeroportin e Prishtinës `Adem Jashari", ka dalë për ta pritur Albin Kurti dhe Ambasadori Gjerman.

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz sot do të vizitojë Kosovën.Kancelari gjerman në ora 10:45 do të ketë takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

"Pas takimit, Kryeministri Kurti dhe Kancelari gjerman Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media", njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Ndryshe tri janë temat në të cilat do të fokusohet kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij të premten e të shtunën në Kosovë, Serbi, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Kjo pasi RTKlive ka pyetur të enjten Qeverinë e Gjermanisë, se cilat do të jenë temat të cilat do të jenë në agjendën e kancelarit Scholz, gjatë vizitës së tij në rajon.

Në Kosovë, në agjendë është një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it.

Ndryshe Kosova dhe Gjermania kanë bashkëpunim në të gjitha fushat.

Shumë biznese gjermane janë prezente në Kosovë.

Vitet e fundit është rritur bashkëpunimi dhe eksporti i prodhimeve Kosova për Gjermani.

Sipas Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, raportet mes Gjermanisë dhe Kosovës janë duke u fuqizuar, nëse e krahasojmë vitin 2020 më vitin 2021, vërehet se ka një rritje prej 41 %.

Vizita e Scholz, disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht

Policia e Kosovës njofton se me rastin e vizitës së kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Në njoftim thuhet se policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror gjerman në Kosovë.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, njofton Policia e Kosovës.(RTK)

Tags