Erdogan i interesuar për një takim Turqi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi
(last modified Sat, 18 Jun 2022 18:21:45 GMT )
Qershor 18, 2022 20:21 Europe/Tirane
  • Erdogan i interesuar për një takim Turqi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi

Ministri i Jashtëm turk tha: Erdogan në kohën e duhur dëshiron të mbajë një takim trepalësh midis Turqisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.

Pas takimit me homologen e tij boshnjake Bisra Turkovic të shtunën, Mevlüt Çavuşo‌lu në një konferencë të përbashkët shtypi në Sarajevë tha: Vizita ime në 5 vendet e Ballkanit tregon rëndësinë që Turqia i kushton stabilitetit të rajonit. Ministri i Jashtëm turk lidhur me këtë tha: Bosnja dhe Hercegovina luan një rol kryesor në stabilizimin e rajonit, ndaj nuk mund të lejojmë që këtu të lindin konflikte dhe tensione të reja. Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi në këtë drejtim. Më tej Çavuşoolu shtoi: Gjatë takimeve tona në Beograd, pamë gatishmërinë e zyrtarëve serbë, si dhe Aleksandar Vuçiç (Presidenti i Serbisë) për këtë samit. Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për stabilitetin dhe zhvillimin e Bosnjë-Hercegovinës në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe besojmë se këto përpjekje do të kontribuojnë pozitivisht në prosperitetin e të gjitha vendeve të rajonit. Vlen të theksohet se Mevlüt Çavuşo‌lu nisi të premten një turne nga Kroacia dhe pastaj shkoi në Bosnje dhe Hercegovinë, ku të shtunën vazhdoi bisedimet me zyrtarët boshnjakë.

Tags