‘Maxhoranca e njollosur nga skandale’, si i përgjigjet Rama gazetares franceze
Kryeministri Edi Rama për median “France 24″ ka deklaruar se në Shqipëri ka sot një sistem drejtësie që ka nisur të bëjë hetime.
Teksa gazetarja u shpreh se “maxhoranca e tij është njollosur kohët e fundit nga disa skandale”, kryeministri shqiptar tha se njollosje është fjalë shumë e madhe. Ai shtoi se aktualisht në Shqipëri ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo. Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk e reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm e tuajët janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye në Shqiperi ka sot një sistem drejtësie që ka nisur të bëjë hetime, por nuk është ende ne standardet e një vendi të BE-së, siç është Franca. Ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo’, u shpreh Rama.