Avokatët në Durrës bojkotojnë seancat gjyqësore deri më 29 qershor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129206-avokatët_në_durrës_bojkotojnë_seancat_gjyqësore_deri_më_29_qershor
Pas disa ditësh pezullim, 244 avokatët e Dhomës së Durrësit i janë bashkuar bojkotit kombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2022 04:31 Europe/Tirane
  • Avokatët në Durrës bojkotojnë seancat gjyqësore deri më 29 qershor

Pas disa ditësh pezullim, 244 avokatët e Dhomës së Durrësit i janë bashkuar bojkotit kombëtar.

Kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë tha për “Euronews Albania” se ky bojkot do të zgjasë deri më 29 qershor. “Është vendosur për datat 27, 28 dhe 29 qershor”, tha Kreu i DHVAD, Lorval Petani.             Petani shpjegon përse vendosën këtë datë dhe çfarë do të ndodhë në gjykatë gjatë këtyre ditëve. “Është vendosur të bojkotohen edhe veprimet proceduriale hetimore në prokuroritë e rretheve gjyqësore Durrës dhe Kavajë. Më datë 29 është thirrur Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare e Avokatisë. Do merret vendimi përfundimtar si dhe qëndrimi definitiv i Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, u shpreh ai. Për Petanin, heqja e 2 gjykatave do të ndikojë negativisht. “Do sjellë problematika në tejzgjatjen pafund të gjyqeve, shmang aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe vonohen proceset gjyqësore”, sipas tij. Në këto kushte, avokatët kanë disa sugjerime. “Të pritet fillimisht të bëhet reforma territoriale. Ne kemi kërkuar të pezullohet harta gjyqësore dhe të eci përpara harta territoriale”, theksoi Petani. Nga harta e re gjyqësore, Durrësi humb Gjykatën e Apelit dhe atë Administrative. Largimi i këtyre gjykatave i bashkohet shumë prej shërbimeve të tjera të spostuara tashmë në kryeqytet, si ato të Tatimeve dhe Kadastrës.