Greqia pezullon vizat për rusët
(last modified Sun, 26 Jun 2022 07:05:01 GMT )
Qershor 26, 2022 09:05 Europe/Tirane
  • Greqia pezullon vizat për rusët

Greqia ka pezulluar vizat për qytetarët rusë si një masë ndëshkuese kundër Moskës për operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.  

Ndalimi do të hyjë në fuqi më 27 qershor, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, duke cituar Shoqatën Ruse të Operatorëve Turistikë. Vendimi erdhi disa muaj pasi Greqia njoftoi se rusët nuk kishin më të drejtë të aplikonin, mbanin ose rinovonin lejet e qëndrimit të bazuara në investime në Greqi.  Ministria Greke e Emigracionit dhe Refugjatëve ka pezulluar programin për qytetarët rusë "deri në një njoftimin të mëtejshëm" në përgjigje të evazionit  ushtarake ndaj Ukrainës nga Rusia. Portugalia dhe Republika Çeke kanë deklaruar më parë se do të pezullojnë aplikimet për viza për rusët dhe nuk do të pranojnë apo përpunojnë leje qëndrimi afatgjatë dhe të përhershme për shtetasit rusë. Shtetet baltike, Letonia dhe Lituania gjithashtu kanë pezulluar dhënien e vizave për qytetarët rusë për një kohë të pacaktuar, me përjashtim të rasteve specifike humanitare. Që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë (24 shkurt), Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë rritur sanksionet dhe presionin ndaj Rusisë.  Rusia deri më tani i është përgjigjur fuqimisht sanksioneve.

Tags