Mediat institucione shantazhi, raporti: Gazetarët censurohen, AMA politik
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129338-mediat_institucione_shantazhi_raporti_gazetarët_censurohen_ama_politik
Media në Shqipëri ka bërë hapa prapa. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit, edhe pse të garantuara në Kushtetutë nuk kanë gjetur zbatim në vitin 2021.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 30, 2022 10:25 Europe/Tirane
  • Mediat institucione shantazhi, raporti: Gazetarët censurohen, AMA politik

Media në Shqipëri ka bërë hapa prapa. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit, edhe pse të garantuara në Kushtetutë nuk kanë gjetur zbatim në vitin 2021.

Këto fjalë dalin nga raporti i rrjetit “Gazetarë të Sigurt”, i cili referon se mediat po normalizojnë praktikën e shantazhit në funksion të punës së tyre. Me nivelin e lartë të korrupsionit, pritshmëritë janë të pakta që shantazhet të denoncohen dhe të hetohen. Edhe për gazetarët, hapësirat për raportime të pavarura janë zvogëluar, pasi ndaj tyre është ushtruar presion. Gazetarët, veçanërisht ata me profil investigativ, janë penguar për të bërë punën e tyre, pasi aksesi për të marrë informacion publik ka qenë tejet i vështirë. Sipas raportit, hapa prapa janë bërë edhe në autoritetin rregullator të medias dhe në RTSH. Në AMA u caktua si drejtues një person i lidhur politikisht me partinë në pushtet, ndërsa televizioni publik mbeti 7 muaj pa drejtor. Raporti vë në dukje se në Shqipëri ka një mjedis mediatik të mbipopulluar që operojnë në një treg të kufizuar reklamash, ndërsa disa pronarë i përdorin ato si mjet për ndikim politik dhe përfitime ekonomike.