Shtohen rastet me COVID-19, të pavaksinuarit përcjellës së virusit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129436-shtohen_rastet_me_covid_19_të_pavaksinuarit_përcjellës_së_virusit
Shumë prej nesh menduam se do të kemi një verë të qetë, duke ju rikthyer normalitetit. Por rastet me COVID 19, kanë ardhur në rritje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 03, 2022 08:48 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet me COVID-19, të pavaksinuarit përcjellës së virusit

Shumë prej nesh menduam se do të kemi një verë të qetë, duke ju rikthyer normalitetit. Por rastet me COVID 19, kanë ardhur në rritje.

Në 4 ditët e fundit, të infektuarit kanë qenë mbi 500 në ditë. Ndërsa janë kryer mbi mesatarisht 1500 testime në ditë. Prej më shumë se 1 muaj e gjysmë, duke filluar që nga 9 maj e deri më 26 qershor, në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë i vdekur. Por ky rezultat, ndryshoi, këtë javë. Edhe pse me në ditë është shënuar vetëm 1 vdekje, kjo shifër ka rikthyer vëmendjen e qytetarëve ndaj këtij virusi. Mjekët thonë se shumë prej të prekurve nuk janë të vaksinuar, me asnjë dozë të vaksinës.