Vuçiç: Nuk nënshkruajmë asnjë marrëveshje për njohje me Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129556-vuçiç_nuk_nënshkruajmë_asnjë_marrëveshje_për_njohje_me_kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2022 03:04 Europe/Tirane
  • Vuçiç: Nuk nënshkruajmë asnjë marrëveshje për njohje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën.

“Bukur, dinjitetshëm dhe me mirësjellje, nuk do të nënshkruajmë. Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”, tha Vuçiç për gazetarët, gjatë një vizite në pjesën qendrore të Serbisë, shkruan Radio Evropa e Lirë. Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë, ku thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të “bazohet në njohjen reciproke”. Kjo është hera e parë që në një dokument zyrtar të një institucioni evropian përmendet njohja reciproke. Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, rezultatet në terren lënë për të dëshiruar. Vuçiç, po ashtu, e mohoi deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se një takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel. Vuçiç tha se mesazhet që vijnë nga Prishtina për një takim të mundshëm me Kurtin, nuk janë të vërteta.