Lajçak: Duhet ta integrojmë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129674-lajçak_duhet_ta_integrojmë_ballkanin_perëndimor_në_bashkimin_evropian
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi se Brukseli duhet të përfundojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2022 03:49 Europe/Tirane
  • Lajçak: Duhet ta integrojmë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi se Brukseli duhet të përfundojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deklaratën, Lajçak e dha këtë të shtunën në konferencën e 15-të ndërkombëtare të Forumit të Dubrovnikut. “Në Forumin e Dubrovnikut 2022, theksova se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka. Ajo e ka bërë zgjerimin përsëri një çështje politike. Ne kemi qenë të vetëkënaqur për një kohë të gjatë. Kjo nuk mund të vazhdojë,” shkroi ai në Twitter. Pak ditë më parë, Lajçak komentoi punimet e Samitit të BE-së në Bruksel, me të cilën përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor nuk ishin të kënaqur, ku theksoi se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të suksesshëm rajonal.