Kuvendi i Maqedonisë së Veriut diskuton sot propozimin francez
(last modified Mon, 11 Jul 2022 06:21:11 GMT )
Korrik 11, 2022 08:21 Europe/Tirane
  • Kuvendi i Maqedonisë së Veriut diskuton sot propozimin francez

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Verriut, Talat Xhaferi, takon sot krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi propozimin francez për të tejkaluar ngërcin me Bullgarinë.

Gjatë këtyre diskutimeve do të përcaktohet edhe se kur do të zhvillohet seanca plenare për informimin e qeverisë për propozimin e kornizës negociuese për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edhe gjatë ditës së djeshme, partitë politike përcollën mesazhet e tyre për këtë çështje. LSDM pro propozimit francez, ndërsa VMRO-DPMNE kundër. Nga ana tjetër, protestat nuk ndalur as gjatë fundjavës Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov në një intervistë për mediat vendase tha se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht i mirë për Sofjen. Ai shtoi se “e kupton që për Shkupin, për momentin është shumë e vështirë të pranohen ato pozicione, por i duhet të zgjedhë rrugën evropiane”. Petkov ka theksuar se “do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria vazhdon procesin e anëtarësimit në BE dhe Maqedonia e Veriut mbetet jashtë saj”. Edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje që të pranohet propozimi i Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Tags