Shqipëria shënjestër e sulmeve masive kibernetike
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130124-shqipëria_shënjestër_e_sulmeve_masive_kibernetike
Këtë javë, Shqipëria po pret mbledhjen vjetore të grupit të terroristëve të MEK, ndërkohë që ditët e fundit po përballet me një sulm masiv kibernetik ndaj institucioneve qeveritare të vendit, i cili ka paralizuar shërbimet publike online.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 22, 2022 20:47 Europe/Tirane
  • Shqipëria shënjestër e sulmeve masive kibernetike

Këtë javë, Shqipëria po pret mbledhjen vjetore të grupit të terroristëve të MEK, ndërkohë që ditët e fundit po përballet me një sulm masiv kibernetik ndaj institucioneve qeveritare të vendit, i cili ka paralizuar shërbimet publike online.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Shqipëria do organizojë mbledhjen vjetore të grupit anti-iranian MEK, ndërsa ndërprerja e shërbimeve online të qeverisë në Shqipëri të dielën e javës së kaluar shkaktoi kritika nga grupet kundërshtare të qeverisë. Agjencia Kombëtare e Komunitetit të Inteligjencës së Shqipërisë bëri të ditur se shkak për ndërprerjen e të gjitha shërbimeve online të agjencive qeveritare ishte një sulm masiv kibernetik nga jashtë vendit. Që nga pasditja e së hënës, të gjitha faqet e internetit të qeverisë shqiptare ishin të paarritshme. Për shkak të nisjes së negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë për anëtarësim në këtë union, mediat vendase akuzuan Moskën për kryerjen e këtij sulmi kibernetik. Cenueshmëria e portaleve qeveritare shqiptare është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat kanë ushtruar presion ndaj qeverisë për rrezikimin e sigurisë së të dhënave të qytetarëve. Sipas raportimeve të mediave europiane, sulmi i fundit kibernetik ndaj Shqipërisë ishte unik në llojin e tij dhe përdorte metodat më të avancuara të hakerimit. Javën e kaluar qeveria shqiptare mbylli portalet e agjencive qeveritare për qytetarët e vendit, ndërsa ambasada amerikane në Shqipëri mori masa të rrepta sigurie në këtë vend, në prag të mbledhjes vjetore të grupit terrorist MEK, ndërsa është përmendur mundësia e ndërprerjes së transportit publik në qytetin ku do të mbahet takimi. Në një mesazh paralajmërues, ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëroi për udhëtimin e qytetarëve të këtij vendi në Shqipëri për të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të grupit të terroristëve të MEK, që do të mbahet të shtunën dhe të dielën në periferi të qytetit Durrës, 33 kilometra nga Tirana. Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se autoritetet shqiptare me siguri do të marrin masa të rrepta sigurie në rajon, madje edhe transporti publik mund të preket nga këto masa. Ambasada Amerikane në Shqipëri kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve amerikanë me autoritetet vendore të Shqipërisë për të shmangur problemet e mundshme. Pas dëbimit të grupit terrorist MEK nga Iraku, ky grup migroi në Shqipëri me urdhër të SHBA-ve dhe me koordinimin e anëtarëve të tjerë të NATO-s, në mënyrë që të vazhdonte spiunazhin dhe veprimet subversive kundër popullit të Iranit.