Vetëm 13% e serbëve pranojnë një marrëveshje Kosovë-Serbi me kufijtë ekzistues
Vetëm 13% e serbëve pranojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë me kufijtë ekzistues.
Është ky rezultati i sondazhit të zhvilluar në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri, realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). 74% e të anketuarve në Kosovë, 70% në Serbi, dhe 92% në Shqipëri e mbështesin dialogun mes dy vendeve. Ndërkohë, 75% e kosovarëve dhe 77% e shqiptarëve janë në favor të marrëveshjes finale me njohje në kufijtë ekzistues. Po në publikimin e QKKS-ës, u treguan të dhëna se sa përkrahet nisma e bashkëpunimit rajonal “Ballkani i Hapur” . Në Shqipëri e Serbi, kjo iniciativë ka mbështetje më të madhe pasi të dyja vendet janë anëtare. Ndërsa, në Kosovë e cila ende pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” përkrahja është e vogël, sipas anketës.