Abazoviç kërcënohet me jetë, dyshimet dhe thirrja për autoritetet
Abazoviç kërcënohet me jetë, dyshimet dhe thirrja për autoritetet
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç shprehet se është kërcënuar me jete.
Siç raportojnë mediat vendase, ai kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Kryeministri tha për mediat se ka kërkuar që të mblidhen informacione, ndërsa deklaron se grupet e afërta me oficerin e arrestuar po planifikojnë një lloj hakmarrjeje. Pak ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi gjatë fjalës në Kuvend, se nuk do të japë dorëheqjen. Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe. Partia e Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç. Qeveria mund t’i nënshtrohet një mocioni mosbesimi në të ardhmen, pasi disa prej aleatëve të tij kanë deklaruar se nuk e mbështesin më.