Gjukanoviç: Abazoviç do gjykohet nëse punon kundër interesave të Malit të Zi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130312-gjukanoviç_abazoviç_do_gjykohet_nëse_punon_kundër_interesave_të_malit_të_zi
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç deklaroi se kryeministri Dritan Abazoviç do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave politike të Malit të Zi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2022 04:34 Europe/Tirane
  • Gjukanoviç: Abazoviç do gjykohet nëse punon kundër interesave të Malit të Zi

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç deklaroi se kryeministri Dritan Abazoviç do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave politike të Malit të Zi.

Gjukanoviç u shpreh se Malit të Zi iu dha një shans me hapjen e negociatave që duhet të pasohet me anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Euronews Serbia. “Është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse në rrjedhën aktuale të negociatave është shumë më përpara se të gjitha vendet kandidate, përveç kësaj, nuk ka dyshime gjeopolitike, sepse ka harmonizuar politikën e jashtme dhe sigurinë. “, u shpreh ai. Sipas tij, alternativa e rrugës evropiane është tanimë e njohur për Malin e Zi. Gjukanoviç tha se kjo është arsyeja pse ai ishte kaq kritik ndaj qeverisë për nxitimin për të miratuar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe. Partia e Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç. Qeveria mund t’i nënshtrohet një mocioni mosbesimi në të ardhmen, pasi disa prej aleatëve të tij kanë deklaruar se nuk e mbështesin më.