Paralajmërimi i Brisida Shehajt: Nesër do denoncojmë një skandal të rëndë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130474-paralajmërimi_i_brisida_shehajt_nesër_do_denoncojmë_një_skandal_të_rëndë
Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisilda Shehaj bëri të ditur se ditën e nesërme, do të denoncojë se bashku me Ilir Metën një skandal të rëndë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2022 05:37 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Brisida Shehajt: Nesër do denoncojmë një skandal të rëndë

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisilda Shehaj bëri të ditur se ditën e nesërme, do të denoncojë se bashku me Ilir Metën një skandal të rëndë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shehaj u shpreh se ky do të jetë denoncimi i parë, teksa shtoi se vetëm sot ka marrë 80 denoncime për korrupsion. “Vetëm sot sa doli lajmi janë rreth 80 njerëz që presin të takohen me mua për të bërë denoncimet e tyre. Një gjë është e sigurt që ne nuk do denoncojmë me fjalë, do mundohemi të jemi sa preçiz dhe konkretë. Denoncimi i parë nga kjo strukturë vjen nesër, ne do të kemi konferencë me kryetarin, zotin Ilir Meta. Mund t’ju them që është shumë e rëndë, do jetë një denoncim shumë i rëndë dhe kemi vendosur të flasim me fakte dhe dokumenta”, theksoi ajo. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e prezantoi këtë të hënë Brisida Shehajn si koordinatore për luftën kundër korrupsionit.