Petkoviç: Një hap larg konfliktit për shkak të Prishtinës, Kurti i rrezikshëm
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130476-petkoviç_një_hap_larg_konfliktit_për_shkak_të_prishtinës_kurti_i_rrezikshëm
Drejtori serb i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se Veriu ishte një hap larg konfliktit dhe sipas tij, kjo për shkak të Prishtinës dhe jo të Beogradit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2022 05:37 Europe/Tirane
  • Petkoviç: Një hap larg konfliktit për shkak të Prishtinës, Kurti i rrezikshëm

Drejtori serb i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se Veriu ishte një hap larg konfliktit dhe sipas tij, kjo për shkak të Prishtinës dhe jo të Beogradit.

Në një deklaratë për mediat, Petkoviç u shpreh se fajtor për këtë situatë është Albin Kurti teksa tha se ai është i rrezikshëm, shkruan RTS. “Kjo tregon se sa i rrezikshëm është ai, por edhe se kërcënimi ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë nuk ndalet”, u shpreh Petkoviç. Ai shtoi se Beogradi nuk kërkon konflikt, pasi presidenti Aleksandër Vuçiç ka përmendur fjalën paqe në fjalimet e tij. Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe. Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.