Nuk mund të ketë asociacion një etnik në Kosovë, thotë ministri Krasniqi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130864-nuk_mund_të_ketë_asociacion_një_etnik_në_kosovë_thotë_ministri_krasniqi
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se në Kosovë nuk mund te ketë asociacion një etnik të komunave serbe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2022 03:05 Europe/Tirane
  • Nuk mund të ketë asociacion një etnik në Kosovë, thotë ministri Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se në Kosovë nuk mund te ketë asociacion një etnik të komunave serbe.

Gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Krasniqi u shpreh se Kosova është shtet multietnik. “Kosova është shtet multietnik dhe nuk mund të ketë asociacion një etnik. Çdo gjë që është ndërtuar në Kosovë deri sot është ndërtuar si shtet multientik”, theksoi ai. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti rikonfirmoi se më 1 shtator do të fillojë zbatimi i dy vendimeve të qeverisë, për targat dhe letërnjoftime. Kurti nënvizoi se edhe pas kësaj date do të vazhdojnë fushatën informuese për tabelat e veturave. Për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Me kërkesë të ndërkombëtarëve, qeveria e ka shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve.