Tre ditë zi kombëtare pas tragjedisë në Malin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130962-tre_ditë_zi_kombëtare_pas_tragjedisë_në_malin_e_zi
Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie kombëtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes ku 11 persona u vranë pas një suli me armë zjarri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 14, 2022 05:53 Europe/Tirane
  • Tre ditë zi kombëtare pas tragjedisë në Malin e Zi

Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie kombëtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes ku 11 persona u vranë pas një suli me armë zjarri.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Dritan Abazoviç i cili e cilësoi ngjarjen një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviç në Telegram. Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht për incidentin. 11 persona vdiqën, ndërsa 10 u plagosën, nga një sulm me armë në Cetinje, një qytet në Malin e Zi rreth orës 16:00 të së premtes. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.