Jep dorëheqjen kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131222-jep_dorëheqjen_kryetari_i_aleancës_për_shqiptarët_ziadin_sela
Ziadin Sela ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Humbja e thellë e partisë në zgjedhjet e së shtunës në Maqedoninë e Veriut është bërë shkas për largimin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2022 03:09 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqjen kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Ziadin Sela ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Humbja e thellë e partisë në zgjedhjet e së shtunës në Maqedoninë e Veriut është bërë shkas për largimin.

Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë këshilltar ndërsa në përbërjen e deritanishme kishte 3 të tillë. Sipas Selës, ky rezultat ishte i papritur e si rrjedhojë vendosi të japë dorëheqjen. “Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më i lartë i partisë pas dy Kongreseve dhe Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Sela.