Vuçiç takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131224-vuçiç_takohet_me_përfaqësuesit_e_serbëve_nga_kosova
Presidenti iserb, Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohia në Pallatin “Serbia”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 22, 2022 03:09 Europe/Tirane
  • Vuçiç takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Presidenti iserb, Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohia në Pallatin “Serbia”.

Takimi ka zgjatur 60 minuta, Vuçiç u ka treguar atyre rrjedhën dhe rezultatet e raundit të fundit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të mbajtur të enjten në Bruksel, shkruan Euronews Serbia. Duke qenë se bisedimet në Bruksel nuk përfunduan me sukses ditën e parë, presidenti do t’i drejtohet popullit serb në orën 13:30. Vuçiç do bëjë me dije rezutatet e takimieve në Bruksel, pasi përfaqësuesit e BE-së kërkuan vazhdimin e dialogut.