Vuçiç: Kosovën do e “zgjidhim” brenda 10 ditësh, në të kundërt…!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131242-vuçiç_kosovën_do_e_zgjidhim_brenda_10_ditësh_në_të_kundërt_!
Shpresat e Aleksandër Vuçiç janë që marrëveshja me Kosovën për dokumentet dhe targat e makinave te arrihet para 1 shtatorit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 22, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Vuçiç: Kosovën do e “zgjidhim” brenda 10 ditësh, në të kundërt…!

Shpresat e Aleksandër Vuçiç janë që marrëveshja me Kosovën për dokumentet dhe targat e makinave te arrihet para 1 shtatorit.

Në të kundërt, paralajmëroi presidenti i Serbisë, serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet. “Kemi mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje kompromisi me qeverinë në Prishtinë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumenteve serbe të udhëtimit. Jam i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për dokumentet e identifikimit dhe targat brenda dhjetë ditëve, pasi qeveria e Kosovës në 1 shtator pritet të nisë zbatimin e masave të reciprocitetit për këto dy çështje. Serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre”, shprehet Vuçiç. Vucic sqaroi se ka propozuar që serbët e Kosovës të mos përfshihen në vendimin për dokumentet personale dhe të pajisen me targa që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës, por sipas tij, pala kosovare , “i hodhi poshtë këto propozime kompromisi”. Kjo siç tha ai, dëshmon se, “qëllimi i Prishtinës është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe përndjekja e serbëve nga Kosova”. që prej 18 gushti, kur u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Vuçiç nuk kishte folur për mediat. Prononcimi i tij tani ishte më shumë një paralajmërim. “U informova nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje për një kohë të shkurtër, nëse nuk ndalet përndjekja e serbëve, politikanët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës gjatë muajit të ardhshëm, dhe më pas gjykatësit dhe oficerët e policisë do të ndjekin shembullin deri në fund të shtatorit”, u shpreh Vuçiç duke paralajmëruar “zhbërje të rendit të Brukselit të dakorduar me marrëveshje”.