Kosova lejon vizitën e kryeministres së Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131622-kosova_lejon_vizitën_e_kryeministres_së_serbisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pritet të vizitojë Kosovën më 5 shtator. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Kosova lejon vizitën e kryeministres së Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pritet të vizitojë Kosovën më 5 shtator. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë.

“Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë. Sipas njoftimit që e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabiq do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Sipas këtij njoftimi, në vizitë do të jetë edhe Petar Petkoviq, drejtor i kësaj Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Kryeministrja do vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës… Pas kësaj ajo do të bëjë një vizitë te Manastiri i Banjskës në Komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se vizita e Bërnabiqit ishte lajmëruar të enjten, 72 orë para vizitës “sipas marrëveshjes për vizita zyrtare”.