Brnabiç serbëve: Nuk heqim dorë nga asosacioni
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131688-brnabiç_serbëve_nuk_heqim_dorë_nga_asosacioni
Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç dha mesazhe paqeje nga Mitrovica e Veriut, ndërsa u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 05, 2022 16:17 Europe/Tirane
  • Brnabiç serbëve: Nuk heqim dorë nga asosacioni

Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç dha mesazhe paqeje nga Mitrovica e Veriut, ndërsa u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

“Nuk është kufi por vijë administrative dhe kur e kalova u ndjeva si njeriu në tokë të vet. 31 korriku ka qenë shumë i rëndësishëm për neve që ta ruajmë qetësinë që të sigurojmë stabilitet, që të ndiheni ju të sigurt këtu dhe të mund të vazhdojmë të dialogojmë me institucionet e përkohshme në Prishtinë, por që populli ynë në Kosovë në asnjë mënyrë të mos rrezikohet nga askush. Mesazhi im sot është qetësi, stabilitet dhe tolerancë. E kemi liderin Aleksandar Vuçic i cili na udhëheq në këtë rrugë të vështirë e ka luftuar për letërnjoftimet e Kosovës e Metohisë, do të luftojmë njëjtë edhe për targat dhe do të vazhdojmë të luftojmë njëjtë edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, as për këtë nuk do të dorëzohemi”, tha ajo. Vizita e Brnabiçt në komunat veriore të Kosovës vjen pasi Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës që prej vitit 2011. Kur Qeveria e Kosovës ndërmori masa reciproke nga 1 gushti, disa serbë lokalë në veri ngritën barrikada, për t’i penguar autoritetet në zbatimin e vendimit të tyre. Për shkak të rritjes së tensioneve, Prishtina zyrtare e shtyu zbatimin e atij vendimi për 30 ditë. Megjithatë, Kosova nuk hoqi dorë nga vendimi i dytë, i cili ka të bëjë me riregjistrimin e veturave me targa serbe në targa RKS – Republika e Kosovës. Ky proces filloi më 1 shtator dhe do të zgjasë dy muaj. Beogradi pret negociata edhe për këtë çështje, përkatësisht propozon targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por këtë gjë Prishtina e refuzon.