Erdogan nis turneun në Ballkan
Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan fillon nesër (6 shtator) nga Bosnje e Hercegovina, pastaj vazhdon në Serbi dhe Kroaci.
Erdogan do të nisë vizitën e tij treditore në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të mbërrijë të martën më 6 shtator dhe ku do të takohet me kreun e shtetit të këtij vendi, i cili është në krizë të thellë politike vitet e fundit. Turqia dhe Bosnja e Hercegovina kanë lidhje të forta dhe miqësore. Të dy vendet vendosën marrëdhënie zyrtare diplomatike më 29 gusht 1992. Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Ballkan, Erdogan më 7 shtator do të udhëtojë për në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, ku do të bisedojë edhe me zyrtarë të këtij vendi. Turqia është një investitor i rëndësishëm në Serbi. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, më 8 shtator do ta përfundojë turneun e tij në Ballkan me një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Presidenti turk do të jetë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat Zoran Milanoviç.