Vela: Ndaloni procesin e integrimit të Serbisë në BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i132332-vela_ndaloni_procesin_e_integrimit_të_serbisë_në_be
Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë procesin e integrimit të Serbisë pasi Serbia dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për harmonizimin e politikës së jashtme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2022 14:04 Europe/Tirane
  • Vela: Ndaloni procesin e integrimit të Serbisë në BE

Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë procesin e integrimit të Serbisë pasi Serbia dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për harmonizimin e politikës së jashtme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

"Serbia po punon për harmonizimin e mëtejshëm të politikës së saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe vendet e saj anëtare në lidhje me Ukrainën. Hyrja e Serbisë në BE duhet të ndalet. Në një moment kaq vendimtar për Europën, nuk duhet të ketë më dy fjalë”, ka shkruar Vela në Twitter.