Rama në OKB: Serbia të njoh Kosovën, koha që të zhbllokohet ngërçi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i132382-rama_në_okb_serbia_të_njoh_kosovën_koha_që_të_zhbllokohet_ngërçi
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet i pavarur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2022 05:49 Europe/Tirane
  • Rama në OKB: Serbia të njoh Kosovën, koha që të zhbllokohet ngërçi

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Kreu i qeverisë theksoi se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e mbështetur nga SHBA dhe BE. “Serbia duhet të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojnë me kurajë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por është rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këtë çështje sado që të vështira të duken”- nënvizoi Rama.